⚕️ Ateroskleroza është një proçes degjenerativ i arterieve që fillon që në moshë të re dhe zhvillohet me rritjen e moshës duke u karakterizuar nga grumbullimi i yndyrnave në muret e arterieve. Kto yndyrna mund të çojnë në formimin e pllakave aterosklerotike në brendësi të arteries të cilat e ngushtojnë atë duke penguar qarkullimin e gjakut.
Pacientët me risk më të lartë janë:
➡️Ata që vuajnë nga hipertensioni arterial, apo që kanë nivele të larta të kolesterolit
➡️Diabetikët
➡️Pacientët me sëmundje koronare
➡️Ata që kanë pësuar më parë atake ishemike cerebrale
➡️Individët mbi 60 vjeç
Si diagnostikohet stenoza e arteries karotide?
Ne fazat e para kjo semundje mund te jete asimptomatike por me progredimin e semundjes dhe ngushtimin e arterieve mund te shfaqen simptoma te tilla si: paralizë të gjymtyrëve, errësim të pamjes në njërin sy, vështirësi në të folur etj. Në gjuhën mjekësore këto shenja emërtohen si atake ishemike cerebrale tranzitore (TIA).
✅Ekzaminimi për arteriet karotide kryhet me Echo Doppler ku eshte e mundur te vlerësohet prania e grumbullimeve yndyrore në muret e arterieve, prania e pllakave dhe shkalla e stenozës dhe qarkullimi i gjakut drejt trurit.
⚕️ Dr. Bruna Sukaj, mjeke kardiologe, pret në Salus pacientët që vuajnë nga shqetësime të zemrës, me tensionin apo probleme të tjera kardiologjike, për vizita dhe ekzaminime!
Per te rezervuar nje vizite kardiologjike kontakto në 0682053180 / www.salus.al