Astma Bronkiale.

🔹 Astma është një sëmundje kronike heterogjene e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes e karakterizuar nga inflamacioni kronik dhe hiperreaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes që çon në kollë, gulçim/fershellima ne gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe ndjesi shtrengimi në gjoks.
🔹 Astma zakonisht shfaqet me dy fenotipe klinike relevante, astma alergjike dhe astma intrinseke (nga faktore te brendshem)
🔹 Astma prek pacientët e të gjitha moshave dhe me nje prevalence ne rritje.
🔹 Simptomat e astmës mund të trajtohen në mënyrë efektive në shumicën e pacientëve,
🔹 Rol te rendesishem luan imunoterapia alergjen specifike, trajtim i personalizuar dhe barnat biologjike.
🔹 Është një sfidë serioze për të shëndetin publik dhe ka efekte të rëndësishme në shkollën e individëve, punën dhe performancën sociale

🔹 Diagnostikimi dhe trajtimi ne kohe i alergjive te rrugeve te siperme respiratore (Rinitit Alergjik) ul rriskun e instalimit te Astmes Bronkiale Alergjike.

🔹 Astma alergjike diagnostikohet kryesisht nepermjet:
– Prick teste aeroalergjene/sIgE( testeve ne lekure ose gjak per vleresimin e sensitivizimit nga alergjenet e ajrit)
– Spirometri (Prova funksionale respiratore, per vleresimin e obstruksionit bronkial)