Artroskopia e gjurit, përse kryhet nga mjekët ortopedë?

Artroskopia është një procedurë kirurgjikale e kryer nga mjeku ortoped për të trajtuar problemet brenda artikulacionit. Kirurgu ortoped nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje korrigjon problemin.

ARTROSKOPIA PËRDORET PËR:
✅Çarjet e meniskut
✅Pastrimin e artikulacionit në periudhën e hershme të osteoartritit
✅Heqjen e pjesëve të lira të kockave dhe kërcit brenda kyçit
✅Riparimin e dëmtimeve të ligamenteve
✅Për infeksione të rënda të gjurit
✅Korrigjimin e problemeve të kapakut të gjurit
✅Trajtimin e dëmtimit të kërcit të artikulacionit
✅Trajtimin e thyerjeve të artikulacionit

Artroskopia për dëmtimet meniskale mund të bëhet me anestezi lokale, loko-regjionale dhe totale sipas patologjisë dhe gjëndjes së përgjithshme të pacientit. Mjekët ortopedë shpesh përdorin artroskopinë nësediagnostikimet imazherike të artikolacioneve kanë lënë disa pyetje diagnostike pa përgjigje.

Kirurgjitë ortopedike me artroskopi përfshijnë:

Dëmtimet të Fragmenteve të kockave
Kërce të dëmtuara osetë thyera
Dëmtimet e meniskut apo kartilazheve
Dëmtimet e ligamentit
Dhimbje brenda nyjeve

Dr. Diego Ghinelli mjek specialist në ortopedi dhe traumatologji, ekspert në teknikat riparative dhe konstruktive të kartilazheve, është pjesë e Spitalit Salus për të kryer vizita dhe ndërhyrje.

✅Departamenti i Ortopedisë në Salus, merret me diagnostikimin dhe kurimin e patologjive të aparatit osteo-artikular duke iu referuar veçanërisht trajtimit kirurgjikal të sëmundjeve artikulare degjenerative dhe traumatike.

➡️☎️Departmanenti i Ortopedisë: 0682053180 / info@salus.al / www.salus.al
➕Salus, spitali yt!

TË TJERA

Kirurgjitë e Tiroides

👨‍⚕️Në Salus kryhen kirurgjitë e tiroides dhe trajtohen patologjitë e saj si kanceri dhe sëmundjet beninje të saj, sipas incikacionit të mjekut endokrinolog.▶️Komplacionet më të

Lexo më shumë »