Artriti Gutoz

🔹Guta është një formë e zakonshme dhe komplekse e artritit që mund të prekë këdo dhe shkaktohet nga grumbullimi i kristaleve të acidit urik në artikulacione.
-Karakterizohet nga dhimbje të papritura dhe të forta artikulare që shoqërohen me enjtje, skuqje dhe ndjeshmëri në një ose më shumë artikulacione, më shpesh në gishtin e madh të këmbës por edhe në artikulacione të tjera, duke përfshirë gjunjët, kaviljet, bërrylat.
➡Dhimbja e gutës mund të ndodhë papritur, shpesh duke ju zgjuar në mes të natës me ndjesinë se gishti i madh i këmbës transmeton ndjesi djegie . Artikulacioni i prekur është i nxehtë, i enjtur dhe aq i ndjeshem saqë edhe pesha e çarçafit në të mund të duket e patolerueshme.
-Guta ndodh më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat. Gratë janë më të prirura ndaj saj pas periudhës së menopauzës veçanërisht nëse ato janë duke marrë diuretikë tiazidikë (shkarkues). Simptomat e gutës mund të shfaqen herë pas here, por ka mënyra për ti menaxhuar ato dhe për të parandaluar riakutizimet e dhimbjeve.
✅Nëse nuk trajtohet, ky çrregullim mund të çojë në shkatërrimin e artikulacioneve dhe në dëmtimin e veshkave si gurë në veshka dhe bllokim të tubave filtrues të veshkave me kristale të acidit urik, duke çuar në insuficience renale.
Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500