Artritet Degjenerative

Osteoartriti eshte nje nga format me te njohura te artritit. Ne kete patologji preket kartilago (kerci), shtresa qe sherben si amortizues midis dy kockave. Ai humbet trashesine normale, dhe kjo ben qe presioni I ushtruar tek siperfaqja artikulare e kockes te jete me I madh, duke cuar ne dhimbje, enjtje, kufizim te levizjeve.
▶️Ndër faktoret e riskut te Osteoartritit mund te permendim: mosha, mbipesha, anmneza familjare, demtimet e meparshme te artikulacioneve etj.
Menaxhimi I simptomave te lehta dhe te moderuara:
Ekuiliber midis periudheve te aktivitetit dhe pushimit, psh alternimi I ecjes me pushime te shkurtra
Terapi me te ftohte/te ngrohte
Mbajtja e nje BMI (indeksi I mases trupore ) te shendetshme
Ushtrime specifike per muskujt perreth artikulacionit, per te shtuar suportin ndaj tij
Perdorimi I pajisjeve ndihmese (shkopi, patericat)
Evitimi I levizjeve perseritese qe shkaktojne stres te vazhdueshem ne nje artikulacion te caktuar
Perdorimi I analgjezikeve apo Antiinflamatoreve Josteroide
▶️Ne format e avancuara te Osteoartritit, kur kufizimi I levizjes se artikulacionit cenon ndjeshem cilesine e jetes, pervec masave te siperpermendura, duhet te merret ne konsiderate dhe interventi kirurgjikal qe realizon zevendesimin me proteze te artikulacionit.
▶️Per te parandaluar Osteortritin ndihmon:
Mbajtja e nje peshe te shendetshme, aktiviteti fizik, shmangia e demtimeve dhe levizjeve perseritese qe ushtrojne presion te kycet!
▶️Departamenti i Reumatologjisë në Salus +355682053180 / [email protected]www.salus.al