Departmenti: Otorinolaringologji

Vuani nga bajamet?

Vuani nga bajamet? - Otorinolaringologji

Bajamet kanë funksion mbrojtës shumë të rëndësishëm në organizëm, por nëse ato shpesh janë të pezmatuara, mund të jenë një rrezik serioz për organizmin dhe duhen hequr.

Kirurgjia e bajameve (tonsilektomia) është operacioni më i zakonshëm në otorinolaringologji. Për këtë arsye, teknikat gjatë dekadave kanë evoluar aq shumë sa që tani është një operacion i sigurt.

Por, kur duhen hequr ato?

Indikacion i heqjes së bajameve janë infeksionet e përsëritura të tyre 4 - 5 herë në vit, abscesi peritonsillar (grumbullimi i qelbit në hapësirën peritonsillare), era e keqe e gojës dhe kur dyshohet për sëmundje malinje.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar një konsultë me Dr. Massimiliano Del Ninno, telefononi tani në numrat që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al