Departmenti: Dermatologji

Dr. Erinda Kollcaku pjesë e spitalit Salus

Dr. Erinda Kollcaku pjesë e spitalit Salus - Dermatologji

Spitali Italian Salus ka kënaqësinë t’ju njoftojë se Dr. Erinda Kollcaku, kirurge dermatologe me përvojë në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të lëkurës, si dhe në procedurat më të avancuara të dermatologjisë estetike, është tashmë pjesë e Departamentit të Dermatologjisë së SALUS.

Përveç trajtimeve estetike të njohura dhe injeksioneve për harmonizimin e zonave të veçanta të fytyrës, Dr. Kollçaku ofron edhe procedura të avancuara si:

* Full face reconstruction, për harmonizimin dhe rigjenerimin e plotë të fytyrës.
* Liposuksion mini-invaziv për përmirësimin e kontureve të fytyrës dhe trupit.
* Trajtime dhe injeksione të drejtuara me ekografi, duke rritur ndjeshëm sigurinë, saktësinë dhe rezultatet estetike.
* Korrigjimin dhe shpërbërjen e mbushësve (fillers) të vendosur më parë, të realizuar nën kontroll ekografik për vlerësim dhe trajtim maksimalisht të sigurt.
* Vlerësim të avancuar anatomik me ekografi për planifikimin e trajtimeve estetike të personalizuara.
* Analizë e avancuar dhe vlerësim i personalizuar dermo-estetik me teknologjitë më inovative në botë, përfshirë Vectra 3D dhe dermatoskopinë dixhitale Full Body, duke mundësuar diagnostikim me precizion të lartë, simulim të rezultateve dhe monitorim objektiv të transformimit estetik të çdo pacienti.

Përkushtimi ndaj pacientit, profesionalizmi dhe përditësimi i vazhdueshëm me zhvillimet më të fundit në dermatologji e bëjnë Dr. Kollçaku një vlerë të shtuar për ekipin tonë mjekësor.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një vizitë me Dr. Erinda Kollcaku, telefononi tani në:

📲+355 692053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al