Departmenti: Obstetri - Gjinekologji

Dyshoni Se Keni Kiste Në Vezore?

Kistet e vezores janë formacione të mbushura me lëng në sipërfaqe ose brendësi të vezores. Shumica e grave formojnë kiste të paktën një herë gjatë jetës. Shumica janë funksionale, të lidhura me funksionimin normal të ciklit menstrual si: Folikular, kur folikuli nuk çahet për të çliruar vezën por vazhdon e rritet dhe Luteale kur çarja e vezës mbyllet dhe likidi grumbullohet brenda duke u shndërruar në kist.

🔹Simptomat e tyre mund të sjellin:
• Çrregullime menstruale.
• Dhimbje pelvike – para ciklit dhe gjatë tij.
• Dhimbje gjatë aktit seksual.
• Dhimbje gjatë tranzitit të zorrëve.
• Rëndesë ose diskomfort në fund të barkut.
• Urinim të shpeshtë ose konstipacion.

🔹Kur kërkohet ndihmë urgjente?
• Kur keni dhimbje të forta dhe të menjehershme.
• Dhimbje të shoqëruara me ethe dhe të vjella.
• Gjendje shoku (Hipotension, djersë të ftohta puls takikardik ose bradikardik, dobësi etj).

👨‍⚕️Dr. Cesare Romagnolo, mjek kirurg i specializuar në Obstetrikë dhe Gjinekologji, është anëtar i Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Spitalit Italian (AOGOI) dhe i Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Gjinekologjike (ESGO).

📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al