Departmenti: Kardiologji

NeuViz Glory+

Neuviz Glory + është i vetmi skaner kardiak për diagnostikimin e koronareve me 256 slice detector ku bëhet one beat skan në 0.5 sekonda.

Ndryshe nga skanerët e tjerë, me këtë teknologji ju mund të merrni rezultate me një saktësi të jashtëzakonshme për diagnoza të sëmundjeve kardiovaskulare, neurologjike dhe shumë të tjera.

Përfitimet kryesore të Neuviz glory+:

• Saktësi e jashtëzakonshme. NeuViz Glory+ ofron imazhe të detajuara dhe të qarta që ndihmojnë mjekët të diagnostikojnë me precizitet sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe shumë sëmundje të tjera.

• Shpejtësi maksimale. Ekzaminimi i arterieve koronare realizohet në vetëm 2 sekonda, duke ulur kohën e pritjes dhe stresin për pacientët.

• Minimizim i ekspozimit ndaj rrezatimit. Aplikohet një protokoll “low-dose”, duke garantuar siguri për pacientët që kërkojnë ekzaminime të shpeshta.

• Ideal për fëmijët. NeuViz Glory+ është i përshtatshëm për ekzaminime pediatrike, duke siguruar një trajtim të sigurt për fëmijët tuaj, pa shqetësime për sigurinë e tyre.

• Rezultate të garantuara. Pozicioni i pacientit bëhet automatikisht nga inteligjenca artificiale, duke siguruar një ekzaminim të saktë dhe pa gabime, si dhe duke eliminuar mundësinë e gabimeve njerëzore.

Në Spitalin Salus, jemi të angazhuar për t’ju ofruar trajtimin më të mirë dhe më të sigurt. NeuViz Glory+ është teknologjia që garanton saktësinë dhe sigurinë që ju nevojitet për një diagnostikim të shpejtë dhe të saktë në mënyrë absolute.

Për më shumë informacion, apo për të rezervuar një orar, telefononi tani në numrat e kontaktit që shfaqen në vijim:

📲 +355 682053180 / +355 42390500
📍 Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐 www.salus.al