Departmenti: Otorinolaringologji

Përse rinoplastika është art?

Rinoplastika ka vetëm një emër, Dr. Francesco Oriolo, me famë botërore dhe eksperiencë shumëvjeçare.

Operacioni i hundës është i kërkuar si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt. Kjo ndërhyrje kërkon vëmendje të mprehtë për detajet dhe anën estetike për të arritur rezultatet e dëshiruara.

Ashtu siç një statujë kërkon një skulptor të aftë për të krijuar rezultate të jashtëzakonshme edhe rinoplastika kërkon një kirurg të aftë me një sy artistik për të krijuar një hundë sa më ideale.

Gjate rinoplastikes kirurgu duhet të fokusohet të “skulpturojë” strukturën e jashtme të hundës, ndërkohë që duhet ruajtur struktura e brendshme e hundës për funksionimin e duhur.

Qëllimi i rinoplastikës është realizimi i një hunde me dukje natyrale dhe në harmoni me tërësinë e fytyrës.

Dr. Francesco Oriolo, kirurg otorinolaringolog italian me mbi 30 vite eksperiencë në spitalet më të njohura në Itali ka realizuar mijëra ndërhyrje me sukses.

Dr. Oriolo numëron mbi:

• 1500 operacione mikrokirurgjike otologjike
• 5000 ndërhyrje funksionale në hundë dhe dëmtimet paranasale
• 2000 operacione kozmetike rhinoseptoplasti
• 6000 operacione të vogla të kirurgjisë

Për më shumë informacion, apo për të rezervuar një orar me Dr. Francesco Oriolo telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al