Departmenti: Kirurgji maksilo-faciale

Cilët pacientë kanë nevojë për kirurgji maksilofaciale?

Kirurgjia Orthognatike mundëson korrigjimin e një spektër të gjerë asimetrish apo anomalish të dhëmbëve, nofullave dhe të fytyrës.

Me anë të këtyre ndërhyrjeve mundësohet:

• Shërimi total nga sindromi i apneas së gjumit.
• Korrigjimi i kafshimit.
• Korigjimi i asimetrive të nofullave.
• Përmirësohet në mënyrë të ndjeshme estetika e fytyrës.
• Korrigjohen edhe problematikat funksionale të lidhura me përtypjen, të folurën.

Pacientët që i nënshtrohen kësaj kirurgjie kanë përfunduar procesin e rritjes së nofullave dhe mund të jenë edhe adult!

Kirurgjia maksilofaciale aplikohet në pacientë që paraqesin:

1. Asimetri të nofullave dhe fytyrës.
2. Korrigjime të kafshimit të kryqëzuar tek të rriturit nëpërmjet një procedure që quhet SARPE.
3. Shërim total nga sindroma e apnea-s së gjumit.
4. Në ndihmë të implantologjisë për armonizimin e lartësisë së kafshimit për të krijuar vend mjaftueshëm për rehabilitimet protetike mbi implantet dentare.
5. Rehabilitim funksional dhe estetik në pacientët e rritur dhe në adoleshencë të defekteve kockore pjesë e sindromave të ndryshme (Labio-Palato-Skizat, Crouzon, Microsomia Hemifaciale etj.).

Dr. Francesco Lagana pret në Salus pacientët që kanë nevojë për kryerjen e ndërhyrjeve Ortognatike.

Ai është mjek-kirurg specialist në kirurgjinë maksilofaciale me gradën doktor në kërkimet shkencore në shkencat rindërtuese maksilo-faciale dhe të kirurgjisë estetike.

Besojani shëndetin tuaj ekspertëve tanë, duke telefonuar tani për të rezervuar një orar në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al