Ndryshimet e ciklit menstrual mund të shkaktojnë probleme me zemrën, sëmundje malinje, osteoporozë, ndaj asnjëherë mos iu shmangni vizitës tek gjinekologu për të parandaluar probleme të tilla.
A e ndiqni ciklin menstrual? A e keni të rregullt? Sa zgjat cikli juaj, po sasi, a vuani nga dhimbjet, a keni gjakderdhje ndërmjetmenstruale?
Përgjigjet e gjithë këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, mund të japin pasqyrën e shëndetit tuaj, i cili reflektohet edhe në shëndetin e riprodhimit, por edhe të gjithë organizmit tuaj.
Ajo që duhet t’ju shqetësojë janë ndryshimet që kanë të bëjnë me:
1. Gjakderdhje e shtuar në sasi dhe kohë gjatë ciklit menstrual.
2. Gjakderdhje të çrregullta gjatë ciklit tuaj menstrual.
3. Cikle menstruale të rralla gjatë vitit.
4. Gjakderdhje me fluks të pakët gjatë ciklit menstrual.
5. Mungesë të ciklit menstrual.
6. Dhimbje të forta gjatë ciklit menstrual.
Besojani shëndetin tuaj ekspertëve tanë, duke telefonuar tani për të rezervuar një orar me Dr. Cesare Romagnolo.
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al