Anomalitë Mulleriane

🎗Anomalite Mulleriane jane anomali strukturale te shkaktuara nga anomali te zhvillimit te duktuseve mulleriane gjate morfogjenezes embrionale.

✅Shkaktohen nga faktore gjenetike, dhe teratogjene ndaj te cileve ekspozohet gruaja shtatzene. Ato mund te jene pjese e sindromave me keqformime multiple. Embriogjeneza e duktuseve mulleriane luan rol te rendesishem ne zhvillimin normal te traktit genital femeror.

➡️Nga keto duktuse formohet mitra, tubat e mitres, qafa e mitres dhe 2/3 e siperme e vagines. LLoji i defektit ne secilen nga keto njesi varet nga koha kur ndodh ne tre fazat e embriogjenezes.Ndahen ne 7 klasa sipas ASRM. Incidenca e tyre ne popullate eshte 0.1%-3.5%. Ne popullaten e grave me probleme fertiliteti dhe aborte rrekurente, shkon 6 deri 10%.

Llojet e Anomalive Mulleriane
🔷Agenezia e vagines (mungesa e vagines)-Mayer- Rokitansky – Kuster – Hauser Syndrome –Keto femra kane mungese ose pak te zhvilluar uterusin dhe vaginen, kariotip normal, vezore funksionale, karakteristika seksuale sekondare presente. Keto femra nuk mund ta mbajne shtatzenine per shkak te malformimeve uterine por disa mund te kene femije me riprodhim te asistuar. Mund te kene edhe mungese te veshkes, anomali skeletike. Zakonisht genitalet e jashtme jane normale.
🔷Mitra unikorne –Keto kane edhe mungese te veshkes dhe ureteri te se njejtes ane
🔷Mitra didelf- dublikimi komplet ose parcial i mitres qafes se mitres ose vagines
🔷Mitra bikorne komplete ose parciale
🔷Mitra septa ( mitra me perde)
🔷Anomalite te lidhura me ekspozimin intrauterin ndaj DES, Uterus ne forme T etj

Prezantimi klinik
Keto paciente deri ne pubertet jane normale, jane femra, tiparet seksuale femerore i kane presente, organet e jashtme ne dukje normale, por me pas ne jeten adulte ndodh qe te shfaqen keshtu:
⭕️Amenorreja primare ( Mosardhja kurre e ciklit menstrual)
⭕️Dhimbje abdominale ciklike
⭕️Infertilitet
⭕️Aborte rrekurente
⭕️Veshtiresi ne intercourse gjate aktit seksual etj

Diagnoza
1.Vizita gjinekologjike dhe ekzaminimi pelvik
2.Ekografi transabdominale /TSV
3.Ne raste te rralla te veshtira MRI
4.Analizat hormonale FSH LH etj
5.Kariotipi
6.estimi per sindromen e insensitivitetit ndaj andogjenit etj

✅Trajtimi
Trajtimi kirurgjikal sipas llojit te anomalise me procedura plastike vaginale, hemihisterktomi,procedura rekonstruktive,metroplastike, laparoskopi, histeroskopi etj

☎️Kontakto departamentin e gjinekologjise ne Salus ne 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Cfarë është Sinusiti?

👨‍⚕️Sinusiti është termi mjekësor për inflamacion (acarim dhe ënjtje) të sinuseve. Zakonisht shkaktohet nga një infeksion dhe shoqërohet me dhimbje koke, djegie grykësh dhe vështirësi

Lexo më shumë »