Anemia

Anemia krijohet kur depozitat trupore të hekurit bien shumë, dhe nuk mundet të përballojnë prodhimin normal të rruazave të kuqe të gjakut (RBC).

Çfarë ndikon në anemi?
Dieta jo e përshtatshme me hekur
Absorbim i dobët i hekurit
Hemorragjia ose humbja e hekurit në urinë, etj.

Deficiti i hekurit është një nga gjëndjet deficitare më të përhapura në botë. Është e rëndësishme ekonomikisht sepse ul kapacitetin e individit për punë fizike dhe zvogëlon rritjen dhe të mësuarit tek fëmijët.
Hekuri është jetësor për organizmin sepse është esencial për procese metabolike të shumëfishta, përfshirë transportin e osigjenit, sintezën e ADN dhe transportin e elektroliteve.

Hekuri më i përthithshëm është në formën e hemit. Hekuri hem nuk kelohet dhe precipitohet nga përbërësit e shumtë dietik të cilat bëjnë jo të absorbueshëm hekurin johem si fitate, fosfate, tanate, oksalate dhe karbonate.

Hekuri hem gjendet në ushqime si mishi i kuq, mish pule, prodhime deti dhe peshku (produkte shtazore).

Hekuri jo hem gjendet në ushqime bimore si drithëra, fasule, perime të gjelbërta, fruta, arra dhe fara si dhe në produkte shtazore të tilla si veza, qumështi dhe nënprodukte.

Faktorët etiologjik të mungesës së hekurit përfshijnë:
▶️Humbje të rritura të hekurit
▶️Hemoragji gastro-intestinale,
-hemoroide
-kortikoidet & AINS (aspirina etj.)
-ulcer gastroduodenale
-hernia hiatale
-divertikuloza
-neoplasme
-kolit ulcerativ
-parazitoz intestinal
-të tjera shkaqe
▶️Humbje menstruale e tepërt
▶️Dhurim gjaku
▶️Hemoglobinuri
▶️Telangiectasia ereditare
▶️Çrregullime të hemostazës
▶️Kontribut i pamjaftueshëm në hekur
▶️Diete jo e pershtatshme (foshnje gjiri)
▶️Malabsorbim
-Aklorhidri
-Stomal i rezekuar
-Sëmundja celiake
▶️Kërkesë e rritur për hekur
-Periudhë rritjeje (latantet- fëmijë)
-Shtatëzani
-Laktacion
▶️Shkaqe të panjohura
(“idiopatike”)

Mjekimi
Terapi me hekur (oral)
Korrektim i shkakut (etiologjisë)
Terapi me hekur parenteral (në intolerancë të preparateve orale të hekurit)
Hemotransfuzion në pacientët me rrisk të instabilitetit kardiovaskular për shkak të anemisë.
Departamenti i Hematologjisë

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm