AMH dhe rezerva ovariale

img-8

✅Problemet e infertilitetit femëror janë më të komplikuara dhe kerkojnë një eksplorim më të gjerë diagnostikues. Kërkon trajtim të bazuar në protokolle me standarte të larta bashkëkohore dhe ndërhyrje mini-invazive me nivel të lartë.

✅Përveç analizave hormonale që kërkohen, ndërmjet të cilave me e rëndësishmja është hormoni anti-müllerian (AMH).

Rezerva ovariale i referohet numrit të folikujve prezent në vezore në çdo kohë të caktuar. Ulja e rezerves ovariale praktikisht është zvogelimi i numrit të vezëve. Mosha e gruas është faktori më i rëndësishëm përcaktues i këtij kapaciteti.

Testet që e vleresojnë Rezervën Ovariale:
✅Testi AMH (Vlera të ulëta ose shumë të uleta të saj, vlejnë për të rritur ndërgjegjësimin e pacientes për të bërë një nga teknikat e riprodhimit të asistuar, të bëjnë ngrirjen e vezëve ose të presin dekursin natyral drejt menopauzës të parakohshme ose jo.
✅Testi i FSH- Vlerat e larta tregojnë një rezervë të ulët ovariale, por dhe vlerat normale nuk e përjashtojnë një rezervë të ulët ovariale.

Në Spitalin SALUS Gruaja infertile plotësohet me ekzaminime më specifike që indikohen veçanerisht në rastet me dështime të ART të mëparshme ose rastet idiopatike, ndër të cilat ofrohen novatore në spitalin tonë:

🚻FERTILOSKOPIA
🚻HIDROLAPAROSKOPIA
🚻SONOHISTEROGRAFIA
🚻HISTEROSKOPIA DIAGNOSTIKE
🚻LAPAROSKOPIA

✅Po ashtu ofrohen trajtime të specializuara për endometriozën, miomat uterine, kirurgjia reparative në anomalitë e lindura, dhe andrologjike!

☎️Kontakto në numrin 0682053180/+355 4 23 90 500 për të rezervuar një orar vizite me mjekun gjinekolog Bruno Engl, ekspert në gjinekologji dhe mjekësinë riprodhuese!

➕Salus, spitali yt!