Amenorrea

Amenorrea ështe mosardhja e tre ose me shume cikleve menstruale (90 dite ose me shume) konsekuente.
Kjo gjendje është tipike dhe normale ne pubertet, menopauze dhe shtatzeni. Ne grate e moshes riprodhuese duhet fillimisht perjashtimi i nje shtatzenie dhe pastaj hetimi klinik.

Kjo sëmundje mund te jete:
Primare – Cikli ska ardhur asnjehere, ne prezence te shenjave seksuale sekondare pubertale
Sekondare – Pas ardhjes se menarkes, mungese e menstruacioneve.

Amenorreja mund te jetë:
Hipotalamike – Disfunksioni i hipotalamusit: crregullimet e ushqyerjes, anoreksia bulimia, mbistresi fizik, depresioni, semundje infiltrative dhe tumorale, sarkoidoza etj, 
Hipofizare-tumoret: Prolaktinoma, sindromi cushing, hemokromatoza, radiacioni i hipofizes etj
Ovariale – sindromi i ovarit polikistik, S turner, Insuficenca ovariale primare.
Anomali strukturore dhe anatomike- agenezite mulleriane, vaginale, himen imperforatum etj
Deficite enzimatike dhe receptoriale- hiperplazia adrenale kongenitale etj

SHKAQET:
Fiziologjike – shtatzeni, menopauze
Kontraceptivet- DIU, KOK etj
Medikamente- antidepresivet, antipsikotiket, kimiopreparatet etj
Stili jeteses- bulimia,anoreksia mendore, sportet e renda, depresion, stres etj
Hormonale- sindromi i ovarit polikistik, menopauza e parakohshme etj
Organike dhe anatomike- mungesa e organeve riprodhuese, anomali ne nivel te vagines, uterusi cikatrical etj.

Cilat janë shenjat e kësaj sëmundjeje?
Mosardhja e menstruacioneve per me shume se 90 dite
Dhimbje pelvike
Akne, hirsutizem, renie flokesh (shtim i testosteronit)

Diagnoza e sëmundjes përcaktohet nëpërmjet:
Vizitës gjinekologjike dhe eko transvaginale
Bilanc hormonal hipotalamo-hipofiz ovarial
CT / MRI sipas rastit.

Komplikacionet e amnorreas:
Infertilitet
Osteoporoza
Komplikacione te lidhura me patologjine baze që shkakton amenorrenë.

Trajtimi verion sipas patologjise shkaktare: hormonale, kirurgjikale, medikamentoze

Kontakto departamentin e Gjinekologjisë në Salus: +355 68 20 53 180 

TË TJERA

Adenomioza

Adenomioza është një sëmundje që karakterizohet nga rritja e indit endometrial (qe vesh mitren brenda) ne shtresen e muskulatures se mitres. Kjo sëmundje prek me

Lexo më shumë »