Alergologjia

Departamenti i Alergologjisë në Salus, ofron shërbime për diagnostikimin dhe trajtimin e të gjitha sëmundjeve alergjike si ato të rrugëve të frymëmarrjes po ashtu edhe të lëkurës. Për diagnostikim kryhen konsulta me mjekun alergolog dhe ekzaminime të ndryshme më lekurë dhe në gjak. Tajtimet përfshijn, ato medikamentoze dhe Imunoterapin Alergen Specifike (vaksinimi ndaj alergjisë)

Sëmundjet alergjike kanë në bazë reagimin e sistemit imunitar  kundër substancave të cilat  konsiderohen të huaja dhe të rrezikshme. Këto substancat të quajtura alergene përfshijnë disa mikroorganizma që jetojnë në ambientin e shtëpisë (akarienet), polenët, epiteli i kafsheve. Alergene konsiderohen edhe ushqime të caktuara apo medikamente ndaj të cilave sistemi imunitar reagon në menyrë të tepruar dhe shkakton reaksione të ndryshme në rrugët e frymëmarrjes apo në lëkurë.

Ekzaminime in vivo, që kryhen në lëkuren e pacientit:
Ekzaminime in vivo, që kryhen në lëkuren e pacientit:
Spirometria (prova e funksionit respirator) e cila percakton se sa të prekura (ngushtuara) janë rrugët e frymëmarrjes si rezultat i faktorëve të ndryshëm.
Patologjitë më të shpeshta alergjike janë:

Është sëmundje inflamatore kronike e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes që shoqërohet me vështiresi në frymëmarrje, kollë, fishkëllima dhe shtrëngim në gjoks, të cilat shtohen kur pacienti është në kontakt me alergenin shkaktar të situatës.)

Rrufa alergjike, sëmundje inflamatore e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që shoqërohet me bllokim hundësh, rrjedhje të hundëve, teshtima njëra pas tjetrës dhe kruarje hunde. Riniti mund të jetë sezonal në rastet kur pacienti është i/e ndjeshëm ndaj poleneve  gjithëvjetor, kur është i ndjeshëm ndaj akarieneve, mykrave, epitelit të kafshëve etj. Në rastin e rinitit alergjik sezonal simptomat janë të pranishme gjatë stinës së pranverës, verës dhe në disa raste deri në fillim të vjeshtës, ndërsa në rastin e rinitit gjithëvjetor ato janë të pranishme gjatë gjithë vitit

Konjuktiviti alergjik është po ashtu inflamacion, por i konjuktives së syrit (cipa që vesh syrin dhe pjesën e brendshme të kapakëve), në varësi të alergenit shkaktar  që është i pranishëm në sezonin e pranverës apo gjithë vitin përgjithësisht duke shoqeruar Rinitin. Simptomat e konjuktivitit janë lotim, skuqje dhe kruarje të syve.

Është një patologji që ka si shkak alergenet ajrore dhe ushqimore dhe prek me shpesh fëmijet, shoqërohet me lekurë të thatë, të skuqur, të irrituar dhe që kruhet.

Është një reaksion që ndodh nga kontakti i lëkurës me materiale të ndryshme si psh metalet, bojërat e flokëve, përbëresit e parfumeve, substancat adezive, manikyret, medikamentet me përdorim lokal, dorezat e gomës, sapuni, detergjentët, zbutësit e rrobave dhe shampot. Ky reaksion shfaqet me ndjesi djegieje dhe kruarje të lëkurës, gjithashtu edhe skuqje e deri në fluska mbi lëkurë.

Shfaqet me njolla të kuqe në lekurë që shkaktojnë kruarje dhe në të shumten e rasteve janë të përhapura në gjithë trupin. Në varesi të kohëzgjatjes Urtikaria konsiderohet akute nëse njollat janë të pranishme më pak se 6 javë dhe kronike nëse ato janë të pranishme në lekurë më shumë se 6 javë. Shkaqet e Urtikaries akute mund të jenë nga më të ndryshmet duke filluar nga një infeksion, gjëndje virale, kontakti me një substancë apo alergen, pickimi nga njëinsekt apo nje lloj medikamenti etj.Për sa i përket  Urtikaries kronike mund të jenë nxehtesia, eforti, faktorët emocionale, hipertiroidizmi, dhe në shumicën e rasteve shkaku është i panjohur.Gjithashtu Urtikaria shoqërohet edhe me enjtje të fytyrës apo të trupit.

Është enjtje e dukshme e nënlëurës që lokalizohet në pjesë të ndryshme të trupit e cila peërveç lëkurës dhe mukozave, prek edhe organet si laringu apo intestini. Angioedema mund të jetë e trasheguar ose e fituar gjatë jetës.

Prek më shumë fëmijët dhe është rezultat i konsumit të një ushqimi të caktuar, të cilin sistemi imunitar e sheh si një agjent të rrezikshëm dhe reagon duke shfaqur simptoma të ndryshme në lëkurë (urtikarie, angioedema apo dermatit alergjik), në traktin tretës (të vjella, dhimbje stomaku dhe diarre), në rrugët e frymëmarrjes (rinit, astma) dhe deri në shok anafilaktik. Alergjite ushqimore janë të përhapura në të gjitha grup-moshat.

Ashtu si ushqimet apo alergenet ajrorë, në disa raste medikamentet konsiderohen nga sistemi imunitar si të dëmshem për organizmin i cili reagon me shfaqjen e njollave të kuqe në lekurë apo urtikarie, shkakton të kruara, enjtje, vështirësi në frymëmarrje e deri në shok anafilaktik që është kërcenues për jetën.

Nëse pacienti është alergjik ndaj helmit të tyre pas pickimit, reaksioni mund të jetë nga lokal me enjtje në zonën e pickimit deri në sistemin urtikarie, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje e deri në shok anafilaktik.

Konsiderohet reaksion i rrezikshëm për jetën, i cili  shoqërohet me urtikarie dhe angioedema, dhimbje barku, të vjella, diarre, bllokim të rrugeve të frymëmarrjes, rënie tensioni, aritmi, këputje trupore, humbje ndjenjash etj. Shkaqet më të shpeshta janë konsumi i një ushqimi, marja e një medikamenti, helmi i pickimit të insekteve  etj, sidomis kur pacienti ka alergji prej tyre.

  • Edukimit të  pacientit rreth evitimit të agjentit shkaktar të simptomave alergjike
  • Trajtimi medikamentoz  për patologjite përkatëse, edukimi i pacientit për përdorimin e tyre
  • Trajtimi me Imunoterapi Alergen Specifike (vaksinimi ndaj alergjisë), për paciente me simptoma alergjike dhe me rezultat pozitiv ndaj alergeneve të testuar në ekzaminime laboratorike dhe ato në lekurë. Ky trajtim kryhet me injeksione apo më pika nën gjuhë dhe bën ndryshimin e sistemit imunitar, e bën atë të pandjeshem ndaj këtyre alergeneve, gjithashtu parandalon përkeqesimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes si psh Asthmen Bronkiale
  • Një tjetër trajtim është ai desensibilizues ndaj pickimit të Hymenoptereve (bletës dhe grerëzës) i cili eviton reaksionet jetb kercenuese për pacientin.

Blog:

Intolerancat Ushqimore

Në përdorimin e përditshëm kuptimi i fjalës ‘intoleranca ushqimore’ nuk është shumë qartë, shpesh përdoret në menyrë indiferente termi intolerance dhe alergji, kur duam të…

Spirometria

🌀🌬Spirometria është testi i frymëmarrjes apo prova respiratore që mat vëllimin e ajrit të thithur (inhaluar) ose të nxjerrë (ekspiruar) në varësi të kohës, njekohesisht…

Alergjitë sezonale

Muaji Qershor është muaji i rifillimit të ALERGJISE SEZONALE (të pranverës edhe si pasojë e ndryshimeve të kushteve klimaterike këtë vit). Pas 2 muajve me…

Alergjitë e stines

Normalisht mendohet se pranvera është stina e alergjive, por edhe vjeshta ofron gjithashtu surpriza jo te kendshme. Ndër simptomat e alergjive të vjeshtës, megjithëse më…

Riniti alergjik

Riniti alergjik përcaktohet si një semundje me simptoma nazale të shkaktuara nga një inflamacion IgE-vartës, pasojë e ekspozimit ndaj alergenit. ▶️Riniti alergjik përfaqëson një problem…