Alergjitë e stines

Normalisht mendohet se pranvera është stina e alergjive, por edhe vjeshta ofron gjithashtu surpriza jo te kendshme. Ndër simptomat e alergjive të vjeshtës, megjithëse më pak intensive se ato të pranverës, përmendim: teshtimat, sytë që kruhen, sy që lotojnë.

Alergjitë e vjeshtës shkaktohen nga polenet, myku dhe merimangat. Në ambiente të jashtme, sporet mund të shkaktojnë alergji deri në ftohjen e parë, ndërsa në ambiente të mbyllura, në ambiente veçanërisht të lagështa, ato mund të shkaktojnë probleme edhe gjatë dimrit.

Diagnoza dhe trajtimi i alergjive të vjeshtës ndjek rrjedhën tipike të alergjive, prandaj testet e lëkurës jane shume te domosdoshem për të njohur natyrën e alergjisë dhe kërkimin e antitrupave specifikë IgE. Gjithashtu në këtë rast, trajtimi përbëhet nga ilaçe antihistaminike, mundësisht pa efekte të përgjumjes, madje edhe në formulat për të kontrolluar rinitin, pikat e syve që përmbajnë antihistaminike dhe anti-inflamator.

Si të parandaloni alergjitë e vjeshtës? Duke pasur parasysh që është gjithmonë më mirë të kontaktoni një specialist paraprakisht për të kontrolluar çdo shqetësim, për të shmangur alergjitë ndaj polenit është e këshillueshme që të mos dilni nga shtëpia në orët më të nxehta.

Kujdes nga kafshët shtëpiake pasi qimet e qenve dhe maceve pasi tek disa njerëz kanë prirje të shkaktojnë alergji. Për më tepër, kontrolloni në mënyrë periodike bodrumin, garazhin, dhomat e ruajtjes, dollapët, tapetet dhe zonat e mbyllura dhe të ajrosura dobët, mjedise ideale për përhapjen e sporeve të mykut;

Tështima arrin të shpërndajë viruse dhe baktere në një largësi prej 2 metrash dhe me një shpejtësi të madhe. Sidoqoftë, tështimat janë vetëm një prej simptomave drobitëse të alergjive të vjeshtës. Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

TË TJERA

Sindromi Metabolik

🔵➡️Çfarë është sindroma metabolike?Sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore

Lexo më shumë »

Fibrilacioni atrial

Fibrilacioni atrial është një çrregullim i ritmit të zemrës në të cilin gjenerohen sinjale elektrike në mënyrë kaotike në atriumet e zemrës. Disa njerëz me

Lexo më shumë »