Alergjia ndaj qumështit të lopës është alergjia ushqimore më e zakonshme dhe shpesh tejkalohet me rritjen. Qumështi është zakonisht proteina e parë e huaj e futur në dietën e foshnjave që nuk ushqehen ekskluzivisht me gji. Frekuenca e alergjive nga qumështi është vlerësuar të variojë nga 0.5 në 7.5% në vendet e perëndimit.
Kazeinat, beta-laktoglobulina dhe alfa-laktalbumina konsiderohen si alergjenë kryesorë, d.m.th. e. më shumë se 50% e individëve me CMA janë të sensibilizuar ndaj këtyre proteinave. Shumica e pacientëve janë të polisensibilizuar ndaj disa proteinave.
Konsultohuni me mjekun alergolog nëse fëmija juaj është dyshuar të jetë alergjik ngaj qumështit.
Diagnoza e saktë nëpërmjet testeve laboratorike, në lekurë, apo provokimit oral me ushqimin e dyshuar, ndihmon shmangien e risqeve të lidhura me alergjinë ushimore, në këshillat mbi produktet që mund të konsumohen(psh. Alergjia ndaj proteinave rezistente ndaj nxehtësisë mund të japë shenja klinike edhe në konsumimin e produkteve të pjekura të gatuara me qumësht psh. Biskota, kek etj).
Së dyti diagnoza e saktë e përjashtimit të alergjisë ushqimore IgE vartëse ose jo-IgE vartëse ndihmon në mos-privimin e dietës së fëmijës tuaj. Qumështi dhe produktet e tij janë burimi kryesor i proteinave, kalorive dhe kalciumit në dietën e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël nën moshën 2 vjeç dhe eliminimi i tij paraqet rrezik për mangësitë ushqyese.