Një qendër e specializuar për trajtimin dhe rehabilitimin e varësive, me një qasje multidisiplinare dhe kujdes të vazhdueshëm.
Rreth Alba Nostra Salus
Alba Nostra Salus është themeluar në nëntor të vitit
2021, ndërsa përfaqëson një koncept inovativ dhe
gjithëpërfshirës për trajtimin e varësive në Shqipëri.
Kjo qendër e specializuar rehabilitimi është e vetmja
në vend që ofron një shërbim të integruar multidisiplinar
për individët që përballen me varësi nga alkooli,
substancat, bixhozi dhe patologji të tjera.
Alba Nostra Salus është projektuar për të mbështetur
dhe rehabilituar pacientët nëpërmjet një ekipi
profesionistësh të dedikuar si mjekë toksikologë,
psikiatër, neurologë, internistë, endokrinologë,
psikologë klinikë dhe infermierë të kualifikuar.
Kombinimi i ekspertizës nga këto disiplina të ndryshme
na lejon të ofrojmë një trajtim të plotë dhe të
personalizuar për çdo pacient.
Qendra ka një kapacitet prej 20 pacientësh, duke
siguruar një ambient familjar dhe mbështetës ku çdo
individ merr vëmendjen dhe kujdesin e dedikuar.
Monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës garanton që
pacientët të jenë gjithmonë të sigurt në çdo moment
të trajtimit të tyre.
Misioni i Alba Nostra Salus
Misioni i Alba Nostra Salus është të ofrojë një trajtim
gjithëpërfshirës dhe të personalizuar për individët që
vuajnë nga varësia ndaj alkoolit, substancave të
ndryshme, bixhozit dhe patologjive të tjera.
Ne angazhohemi të krijojmë një ambient të sigurt dhe
mbështetës, duke përdorur një qasje multidisiplinare
që përfshinë ekspertizën e mjekëve toksikologë,
psikiatërve, neurologëve, internistëve, endokrinologëve,
psikologëve klinikë dhe infermierëve tanë të kualifikuar.
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë kujdes dhe mbështetje
të pandërprerë, 24 orë në 7 ditë të javës, për të
ndihmuar pacientët tanë të kapërcejnë varësinë dhe të
arrijnë një jetë më të shëndetshme dhe të balancuar.
Vizioni i Alba Nostra Salus
Vizioni i Alba Nostra Salus është të jetë qendra lider
në Shqipëri për trajtimin dhe rehabilitimin e varësive,
duke vendosur standarde të reja për cilësinë dhe
efektivitetin e kujdesit.
Ne synojmë të frymëzojmë ndryshime pozitive në shoqëri,
nëpërmjet edukimit dhe ndërgjegjësimit rreth çështjeve
të varësisë dhe duke promovuar shërimin dhe
rehabilitimin e plotë të pacientëve.
Ne duam të ndërtojmë një komunitet të shëndetshëm ku
individët dhe familjet e tyre mund të gjejnë shpresë,
mbështetje dhe mjetet e nevojshme për të jetuar një
jetë të shëndetshme dhe pa varësi.