A lidhet intoleranca ndaj qumështit me mungesën e vitaminës D?

Megjithëse arsyeja nuk dihet, një studim kanadez zbuloi një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D dhe intolerancës ndaj laktozës (në përbajtje të qumështit) me origjinë gjenetike.

Në pacientët në të cilët intoleranca e laktozës është për shkak të pranisë së një variacioni të gjenit përgjegjës për prodhimin e laktazës, enzimës së nevojshme për tretjen e laktozës, d.m.th sheqerin që përmbahet në qumësht dhe produktet që rrjedhin prej tij, mungesa e Vitamina D mund të jetë si pasojë e kufizimit të dietës, ndaj së cilës shpesh pacientët i nënshtrohen, por në ndryshimet shoqëruese të gjeneve të laktazës , ndryshon edhe receptori për thithjen e vitaminës D.

Në të vërtetë, eliminimi i qumështit dhe produkteve të qumështit (përfshirë gjalpin që përmban më shumë vitaminë D sesa qumështi normal), nuk ndikon në sasinë e vitaminës D të marrë me ushqim sepse marrja dietike e vitaminës D mbulon vetëm 20% të nevojave të trupit tonë, ndërsa pjesa tjetër 80% është për shkak të ekspozimit në diell. Prandaj, duke ndjekur dietën e duhur me ushqime të pasura me vitaminë D si peshku ton, salmoni, vezët dhe kërpudhat, të kombinuara me ekspozimin në diell të paktën 15 minuta në ditë gjatë ecjes në ajër të hapur, nuk do ketë asnjë mungesë e vitaminës D tek ata që janë intolerantë ndaj laktozës ose nuk marrin qumësht / produkte të qumështit për arsye të tjera.

Vetëm në rast të osteoporozës, tek gratë në menopauzë dhe tek të moshuarit e të dy gjinive në të cilët kanë një predispozitë më të madhe për uljen e densitetit të kockave, është i indikuar nga mjeku plotësimi me vitaminën D me anë të suplementeve vitaminike.

Në Sptalin italian SALUS kryhet testi CITOTOKSIK i intolerancës ushqimore nga mjekë italianë alergologë dhe nutricionistë me një panel prej 72 elementësh!!

Paketa e testimit te intolerances ushqimore, perfshin analizat dhe interpretimin e tyre me mjekët italianë!

Konsultohu me mjekun alergolog dhe hematolog Francesco Torzelli në Salus!
‍⚕️Dr. Francesco Torzelli, gjithashtu interpreton edhe rezultatet e Testit te Intolerances Ushqimore (Testi Citotoksik në mostra gjaku), e ju konsulton në lidhje me ushqyerjen më pas!

➡️Dr. Francesco Torzelli, është diplomuar për Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1991, në Universitetin ‘’La Sapienza’’ (Romë) dhe specializuar në degën e Hematologjisë e alergologjisë klinike dhe imunologjisë, në mjekësinë e brendshme dhe patologjinë klinike.

➡️Nga viti 1988-1992, ai ka punuar në Klinikën e Mjekësore të Pol. Umberto I ° të Universitetit La Sapienza të Romës dhe klinikat e shërbimit të Fiziopatologjisë respiratore të të njëjtit Institut, duke kryer testet e funksionit të frymëmarrjes dhe mostrat arteriale për analizën e gazit të gjakut.

➡️Si pjesë e veprimtarive mësimore dhe trajnuese Dr. Torcelli mori pjesë në Shërbimin Special të Imunologjisë Klinike dhe Alerologjisë, të Klinikës Mjekësore Umberto (Romë).

Rezervo tani ne numrin 0682053180
➕Salus, spitali yt!

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm