A e dini se ?

Trupi i njeriut, shpesh i krahasuar me një aparat të përsosur për efikasitetin e tij, nuk pushon kurrë së na mahnituri.
Por cilat janë “misteret e fundit të trupit të njeriut” që shkenca ka identifikuar? A jeni të sigurt që vërtet dimë gjithçka rreth trupit tonë? Në trupin tonë, “jetojnë” rreth 2.5 trilion qeliza të kuqe të gjakut. 

▶️Mëlçia rritet, por vetëm gjatë ditës .Një studim i fundit zviceran, tregon një rritje prej 50% të mëlçisë gjatë ditës. Ky fenomen duket se bazohet në orën tonë biologjike, gjatë ditës organi është aktiv, prandaj sinteza e proteinave dhe madhësia e qelizave shkaktojnë një rritje të vëllimit. 

▶️Gjaku kthehet 19 mijë km në ditë – Në një burrë të rritur, gjaku qarkullon për rreth 12,000 milje (19,000 km) në ditë: me pak fjalë, ai bën një udhëtim të barabartë me një kalim nga Lindja në Perëndim të Oqeanit Paqësor.

▶️Sa më i lartë IQ (niveli i inteligjencës) aq më gjata ëndrrat. Në përgjithësi një ëndërr zgjat dy ose tre sekonda dhe ne ëndërrojmë të paktën shtatë herë në natë. Shkencëtarët sugjerojnë që sa më i lartë IQ aq më shumë do të ëndërroni gjatë natës. 

▶️Prodhojmë më shumë dyll nga veshet kur kemi frikë. Sipas disa studimeve, tendenca e të dy veshëve është që të prodhojmë më shumë dyllikur kemi frikë. 

▶️Neuronet rriten – ndryshe nga sa besohej më parë për neuronet, zhvillimi dhe rritja e neuroneve vazhdon gjatë gjithë rrjedhës së jetës sonë. Prandaj nuk është e vërtetë që rritja e tyre ndalet pas 25-30 vjetësh, kjo në fakt vazhdon, megjithëse në mënyra të ndryshme dhe në zona të ndryshme të trupit. 

▶️Truri është i mpirë – Truri, në të vërtetë, nuk paraqet receptorë dhimbjeje dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të perceptojë dhimbjen fizike. 

▶️Truri i vogël është më i rëndësishëm sesa besojmë – Truri i vogël ka funksione të ndryshme, duke përfshirë qëndrimin, ecjen ose frymëmarrjen. Përveç kësaj, hulumtimi i ri duket se sugjeron që është i përfshirë edhe në qark shpërblimi, i cili drejton sjelljen njerëzore.