9 këshilla për përkujdesje pas operacionit të Rinoplastikës!

Rinoplastika konsiderohet një ndërhyrje që zakonisht nuk paraqet shumë komplikacione.

Është e mundur që në zonën përreth syve të ketë ënjtje dhe mavijosje, që do të fillojnë të zhduken pas 2-3 ditëve.

1. Ndiqni një dietë të përshtatshme sipas këshillave të mjekut ORL
2. Pushim absolut – Gjatë 24 orëve të para, pushimi duhet të jetë absolut, dhe në 15 ditët në vijim, duhet të respektohet pushimi i moderuar, duke shmangur aktivitetet që përfshijnë ushtrime fizike intensive.
3. Mos shfryni hundën, mjekët këshillojnë që mos të shfryni hundën pas operacionit derisa të kalojnë dy javë, për të parandaluar gjakderdhjen.
4. Mos u shqetësoni nga bllokimet e hundës, mund të përdorni një medikament vetëm nëse mjeku e sygjeron
5. Pini ujë për të shmangur thatësinë e gojës, ndërsa hunda është e bllokuar, pacienti do të duhet të marrë frymë përmes gojës, gjë që mund të rrisë thatësinë e kësaj zone.
6. Përdorni solucion zbutes, nëse rekomandohet nga mjeku ORL
7. Ndiqni recetat mjekësore, Vetë-mjekimi është gjithmonë një zakon i keq, dhe mund të jetë i rrezikshëm sidomos pas një operacioni. Pacienti që i është nënshtruar një rinoplastike nuk duhet të marrë më shumë ilaçe sesa ato të përshkruara nga mjeku i tij
8. Pranoni ndryshimet emocionale gjatë periudhës pas operacionit, është normale veçanërisht për pamjen e fryrë të fytyrës, pamundësia për të bërë jetën normale ditet e para.
9. Kontaktoni mjekun për çdo të papritur, Nëse shfaqen probleme me shikimin, nëse ndjeni dhimbje të forta që nuk lehtësohen me antibiotikë, nëse keni temperature mbi 37.5 gradë, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

👨‍⚕️Dr. Francesco Oriolo, mjek ORL italian me përvojë 30 vjeçare në rimodelimin e hundës, me mbi 5000 ndërhyrje të kryera ju pret në Salus!

➡️📞Për vizita apo ndërhyrje rhinoplastike, Departamenti i ORL në Salus 042390500 / 0682053180

TË TJERA

Infeksionet urinare

Infeksioneve urinare dhe pasojat e mostrajtimit të tyre në kohën e duhur! Kontrollohu dhe parandalo!Infeksionet e rrugëve urinare karakterizohen nga inflamacioni i rrugeve urinare e

Lexo më shumë »