6 Mite për Kolonoskopinë

1. Nuk kam nevojë për kolonoskopi nëse nuk kam simptoma
Në fazat e hershme, kanceri i zorrës së trashë rrallë ka simptoma. Deri në kohën kur keni simptoma të kancerit të zorrës së trashë, ai mund të jetë në një fazë të përparuar. Çelësi për të mbijetuar nga kanceri i zorrës së trashë është zbulimi i hershëm dhe parandalimi.

2. Përgatitja për kolonoskopinë është e tmerrshme
Shumica e njerëzve nuk ankohen për procedurën e pastrimit dhe me medodat e fundit nuk do keni asnjë shqetësim.

3. Kolonoskopia është e dhimbshme
Ju nuk duhet të përjetoni dhimbje si pasojë e kolonoskopisë. Sedacioni përdoret gjatë procedurës së kolonoskopisë dhe eliminon çdo shqetësim. Shumica e pacientëve nuk e mbajnë mend procedurën e shkurtër. Nëse keni frikë nga dhimbja gjatë procedurës, bisedoni me mjekun gastroenterolog. Ata mund të diskutojnë rreth të gjitha opsioneve dhe të ndihmojnë në zbutjen e frikës.

4. Unë nuk jam në rrezik për kancer të zorrës së trashë
E vërteta është: Nëse keni një zorrë të trashë, jeni në rrezik për kancer të zorrës së trashë. Të gjithë duhet të kontrollohen për polipet prekancerozë dhe kancerin e zorrës së trashë në moshën 50 vjeç. Edhe më herët nëse keni faktorë të caktuar rreziku.

5. Kolonoskopitë janë të rrezikshme. Zorra mund të dëmtohet.
Kolonoskopitë janë shumë të sigurta. Rreziku i shpimit të zorrës së trashë është më pak se 1 në 1000.

6. Kanceri i zorrës së trashë nuk mund të parandalohet
Gjetja dhe heqja e polipeve të zorrës së trashë është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë. Të gjithë kancerët kolorektal fillojnë si polipe prekanceroze, të cilat janë rritje që zgjatet nga muri i brendshëm i zorrëve. Kolonoskopia është standardi i artë për gjetjen dhe heqjen pa dhimbje të këtyre polipeve përpara se ato të shndërrohen në kancer.

Kontakto departamentin e Gastroenterologjisë: +355 68 20 53 180 /