5 super-ushqimet që mbrojnë zemrën

5 super-ushqimet që mbrojnë zemrën

1. Perime me gjethe të gjelbra
Perimet e gjelbërta si spinaqi apo zarzavatet janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Janë një burim i vitaminës K, që ndihmon në mbrojtjen e arterieve tuaja dhe koagulimin e shëndetshëm të gjakut. Perimet e gjelbërta gjithashtu janë të pasura me nitrate të cilat janë treguar se reduktojnë presionin e gjakut, zvogëlojnë ngurtësinë arteriale dhe përmirësojnë funksionin e qelizave që mbulojnë enët e gjakut.
2. Drithërat
Drithërat si gruri, orizi ngjyrë kafe, tërshëra, thekra, elbi, qiqrrat dhe quinoa janë të pasura në fibra, të cilat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit “të keq” të LDL dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
3. Frutat e pyllit
Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat dhe raspberries luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës sepse janë të pasura me antioksidantë si anthocyanins, të cilat ju mbrojnë kundër stresit oksidativ dhe inflamacioneve që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Boronicat mund të ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut dhe koagulimit të gjakut.
4. Avokadot
Avokadot janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme, të cilat lidhen edhe me uljen e nivelit të kolesterolit të dëmshëm. Një studim i bërë mbi efektet e tre dietave të uljes së kolesterolit në 45 njerëz mbipeshë dhe obezë, me një grup që konsumonte një avokado në ditë. Grupi që konsumoi avokado përjetoi reduktime në kolesterolin “të keq”, i cili rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Marrja e të paktën 4.7 gram kalium në ditë mund të zvogëlojë presionin e gjakut mestatarisht në 8.0 / 4.1 mmHg, e cila lidhet me një rrezik 15% më të ulët të goditjes.
5. Vaji i peshkut
Peshqit si salmoni, sardelet dhe toni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë studiuar gjerësisht për përfitimet shëndetësore në zemër. Në një studim në 324 njerëz, ngrënia e salmonit tri herë në javë për tetë javë ka ulur ndjeshëm presionin e gjakut.
Po ashtu arrat, bishtajat, bajamet dhe farat e lirit janë pjesë e super=ushqimeve që mbrojnë zemrën.

Një ushqim i shëndetshëm, për organizëm të shëndetshëm!