5 problemet që shkakton mungesa e gjumit.

Një ditë e mirë varet nga gjumi i mirë.
Kur flemë pak dhe keq, ndihemi të lodhur, të irrituar dhe pa energjine e duhur per te perballuar diten.

Mungesa e gjumit shkakton:
1. Vështirësi në memorizim dhe përqendrim
Kur nuk flini mjaftueshëm, vështirësitë në memorizim janë më të shpeshta. Gjatë gjumit, ne përpunojmë dhe konsolidojmë ngjarjet dhe kujtimet që kemi krijuar gjatë ditës. Jo vetëm kaq, gjumi gjithashtu ndihmon në ribalancimin e aktivitetit te perditshem.

2. Rrezik i shtuar për të fituar peshë
Qëndrimi zgjuar me orare te gjata rrit rrezikun e shtimit në peshë. Kjo ndodh për dy arsye kryesore, para, qëndrimi zgjuar për një kohë të gjatë do t’ju bëjë të ndjeheni të uritur, kështu që do të duhet të hani më shumë.
Së dyti, mungesa e gjumit ndikon në ekuilibrin hormonal

3. Imunitet I dobët
Ata që flenë më pak se gjashtë orë gjatë natës, janë më të rrezikuar nga virozat, kjo ndodh sepse, ndër detyrat e tyre, gjumi kontribuon në rregullimin e qelizave të bardha të gjakut, themelore për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Rreziku i ftohjes është katërfishuar te njerëzit që kane mungese gjumi.
Mungesa e gjumit rrit gjithashtu nivelin e stresit, i cili dobëson trupin duke e ekspozuar atë ndaj sëmundjeve.

4. Dëmtimi i sistemit kardiovaskular
Mungesa e gjumit dëmton zemrën. Ata që flenë pak ore rrezikohen nga sulmet në zemër, dhe ata që vuajnë nga pagjumësia kronike, rrezikojne me shume të pësojnë infarkt.

5. Rritja e ndjesesë së nervozizmit
Kur flemë pak, rrezikojmë të përballemi në çrregullime të humorit, bëhemi të irrituar. Aftësia jonë për të planifikuar dhe koordinuar veprimet tona është e dobët, dhe gjendja emocionale do te preket me shume.

Per probleme shendetesore apo keshilla mjekesore kontaktoni Spitalin Salus ne 0682053180