4 ALERGJI të çuditshme për të cilat askush nuk mendon se mund të EKZISTOJNË!

Mjeket thone se ndergjegjesimi i personave alergjik per ekzistencen e nje alergjie te zakonshme, psh nga kikiriku apo polenet eshte mjaft i veshtire. Imagjinoni atehere se si dikush mund te konceptoje alergjine nga kontakti me cdo siperfaqe ku kalon furtaria apo alergjine nga proteinat e ndodhura ne nje frut apo perime te fresket. Ekzistojne aq shume alergji sa duket e cuditshme, si nje trillim. Por duhet vecuar miti nga faktet. Po ju tregojme disa alergji te pazakonta te cilat mund te mos kene vemendjen e duhur.

ALERGJIA NGA INSEKTI FURTARIA
Per ata qe jetojne ne vende te ngrohta si Shqiperia, furtaria eshte nje insekt qe ndodhet ne ambientet e shtepise apo cfaredo hapesire te brendeshme. Sidomos gjate veres qe eshte me ngrohte ato shtohen ne numer dhe kjo shkakton bezdi per kedo. Ndersa per personat qe kane alergji nga furtaria apo mbetjeve qe ajo leshon, situate nuk mbetet tek nje bezdi e thjeshte, ajo mund te shkaktoje simptoma si rinit alergjik, te bashkeshoqeruar me rash kutan.

ALERGJIA NGA FRUTAT DHE PERIMET E FRESKETA
Per ata qe deshirojne dhe perpiqen te ushqehen ne menyre te shendetshme, te jesh alergjik nga frutat dhe perimet e fresketa eshte nje mankth. Fatkeqesisht shume njerez do I vene ne dyshim a jane alergjik vertet apo thjesht jane i veshtire ne perzgjedhjen e ushqimit.
Simptomat qe shfaqen kane emertimin ‘sindromi oral alergjik’ dhe perfshijne kruarje, djegie, dhe dhimbje e fytit, mpirje e gjuhes dhe qiellzes, enjtje e buzeve. Ky sindron ndodh si pasoje e reagimit te sistemit imunitar ndaj proteinave te ndodhura ne frutat dhe perimet e pa gatuara.

ALERGJIA NGA TELEFONAT CELULARE
E si mund te shkaktoje nje telefon alegji? Ne disa persona organizmi reagon nga kontakti me Nikelin apo me nivelet e ulta te rrezatimit duke dhene simptoma ne lekure si skuqje, kruarje dhe irritim.

ALERGJIA NGA MJEKIMET ANTIALERGJIKE
Te jesh alergjik ndaj te vetmes gje qe mund te te largoje alergjine qe ke eshte ndoshta fati me i keq i mundshem. Sistemi imun i disa personave reagon ndaj ngjyrosesit apo ingredienteve te perdorur ne mjekimet me te zakonshme antialergjike. Fatmiresisht mjeket alergologe mund tju keshillojne alternativa te tjera per trajtimin e alergjise qe mund te keni, alternativa te cilat nuk permbajne ingredientin qe ju jeni alergjik.

Keto ishin disa alergji me shkaqe te cuditshme qe shume njerez as nuk e dine qe ekzistojne. Nese po perjetoni ndonje simptome te ngjashme dhe nuk e dini se cfare eshte, ju keshillojme te takoni nje mjek alergolog i cili mund tju diagnostikoje dhe trajtoje nese behet fjale per nje alergji.

Kontakto ne numrin 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Virozat e stinës

Në periudhat e ndryshimit të temperaturave është e zakonshme të sëmuremi nga të ashtuquajturat viroza që “ndikojnë” në traktin e sipërm respirator të individëve të

Lexo më shumë »