💊 Perdorimi i barnave antidepresive :

💊 Perdorimi i barnave antidepresive :
✅Sipas Organizates Boterore te Shendetesise me shume se 264 milion njerez vuajne aktualisht nga depresioni ne gjithe Boten.Depresioni është një nder shkaqet kryesore te invalidizimit me nje kosto financiare mjaft te larte ne rang global,duke qene ne “avantazh” dhe kundrejt shume semundjeve organike.Te pakten 1 ne 10 adulte perjetojne gjate jetes se tyre nje ose me shume episode depresive. Femrat preken nga depresioni me shume sesa meshkujt,e kunderta ndodh me suicidin ku dhe pse femrat e tentojne me shume,jane meshkujt qe e realizojne me shume ate.Megjithëse ekzistojne trajtime efektive 70%-80% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk marrin asnjë trajtim per kete crregullim.
➡️Truri i njeriut transmeton mendimet dhe ndjenjat nepermjet shfrytezimit te disa substancave kimike te vecanta qe quhen neurotransmetues ku dy nga me te rendesishmit jane serotonina dhe norepinefrina. Ekziston nje lidhje e forte midis sasise se ketyre substancave kimike ne tru dhe humorit te njeriu. Neqoftese nivelet e tyre ulen nen norme shkaktojne ulje te humorit.Barnat antidepresive ndihmojne ne shtimin e niveleve te ketyre substancave,pra ndikojne ne normalizimin e humorit.
⁉️Si te dallojme qe vuajme nga depresioniSimptomat me te shpeshta te tij.
1-Humor i ulur (depresiv)
2-Anhedoni (mungese deshire per te realizuar veprimet e perditshme)
3-Izolim social (mungesa e deshires per te qendruar me njerez te tjere)
4-Mungese energjie
5-Veshtiresi ne perqendrim dhe ne marrjen e vendimeve
6-Ndryshime te gjumit (shume ose jo mjaftueshem)
7-Ulje te pragut te axhitimit
8-Mendime vetedemtuese
9-Ndryshime te te ngrenit (shume ose aspak)
10-Te ndjerit i pavlefshem
*Semundjet psikiatrike ku mund te perdoren barnat antidepresive
1-Crregullimi Depresiv
2-Crregullimi Bipolar
3-Crregullimet e Ankthit
4-Crregullimet e humorit shkaktuar nga nje semundje organike
5-Crregullimet e humorit shkaktuar nga abuzimi me substanca
6-Crregullime te tjera te humorit
 
💊 Ndarja e barnave antidepresive :
1-Frenuesit e monoaminoksidazes (IMAO) ku perfshihen:Fenelzina,Izokarboksazidi,Tranilcipromina dhe Seleginina qe perbejne klasen e barnave antidepresive me pak te perdorura per shkak te shfaqjes se efekteve anesore me te shpeshta.
2-Antidepresivet triciklike dhe tetraciklike (Imipramina,Amitriptilina,Doksepina,Klomipramina e tjer)
3-Frenuesit e rikapjes se serotonines (SSRI) qe perbejne dhe klasen e antidepresiveve me te perdorur dhe te cilat jane:Fluoxetina,Fluvoksamina,Paroxetina,Sertralina,Citaloprami,Escitaloprami.
4-Antidepresivet atipike:Trazodoni,Nefazodoni,Mirtazapina,Bupropioni,Venlafaxina e tjere.
 
💊⁉️Cfare ndikimi kane barnat antidepresive ?
1-Permiresimi i humorit te ulur
2-Rritje te performances
3-Permiresimi i funksionimit
4-Rritje te perqendrimit dhe aftesise per te marre vendime
5-Permiresim te gjumit
6-Permiresim te te ushqyerit
7-Rritje te vetebesimit
8-Heqje te mendimeve vetedemtuese
9-Reduktim te ankthit
(AvantazhNuk krijojne varesi)
⛔️Efektet anesore me te shpeshta
1-Hipotensioni ortostatik
2-Ulje te oreksit
3-Pagjumesi
4-Disfunksioni seksual
5-Tremor
6-Shqetesime gastro-intestinale
7-Vertigo
8-Djersitje te shtuar
9-Crregullime te urinimit
10-Edema
✅(Pavaresisht prezences se ketyre efeteve anesore perfitimi nga perdorimi i barnave antidepresive eshte shume here me i madh sesa intensiteti i shfaqjes se tyre) ☎️Kontaktoni me mjekun tonë psikiatër Dr. Taulant Pengili në numrin 0682053180 / +355 4 23 90 500 / www.salus.al