✅DERMATITI I FOTOKONTAKTIT DHE REAKSIONET FOTOALLERGJIKE .

➡️1. Erupsioni polimorf është forma më e zakonshme e çrregullimeve të hipersensibilitetit nga rrezatimi diellor të ndërmjetësuara imunologjikisht. Një reagim i vonuar i mbindjeshmërisë ndaj një antigjeni endogen të shprehur pas ekspozimit ndaj rrezatimit ultravjollcë akuzohet si shkaktar. Në mënyrë tipike, lezionet pruriginoze (te kruajtura) shfaqen disa orë pas rrezatimit intensiv UV në Pranverë ose gjatë ditëve të para të pushimeve në plazh. Vendet e predispozuara te lezioneve janë parakrahët, pjesa e shpines dhe dekolteja.
➡️ 2. Urtikaria Solare (diellore) është një lloj relativisht i rrallë i urtikaries fizike të ndërmjetësuar nga IgE, e shkaktuar nga kromofore të pakarakterizuara. Brenda disa minutave pas ekspozimit në diell shfaqen elementet e ngritur mbi lekure papulo-eritematoz dhe ndonjëherë zhvillohet vetëm një eritemë me prurit që zbehet brenda pak orëve.

☎️Kontakto në numrin 0682053180 / +355 4 23 90 500 për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë me mjeken alergologe!
➕Salus, spitali yt!